Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova

07:37 | 18 Gusht 2024
E.H

Pas pushimeve në vendlindje, mërgimtarët kanë marr rrugën për tu kthyer në vendet e perëndimit.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje nga vendi.

Më e theksuar është ajo te Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin deri një orë e 20 minuta ndërsa kolona është e gjatë 300 metra.

Ndërsa në Merdarë, bashkatdhetarët po presin 30-40 minuta për të dal nga vendi kurse kolona është e gjatë 150 metra.

Në Mutivodë, pritjet po zgjasin deri në 20 minuta, ndërsa pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme