Google ADS

Mbi një orë pritje në Merdarë për të dal nga vendi, kjo është gjendja në pikat e tjera kufitare

16:31 | 6 Janar 2025
E.H

Pikat kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët pritën Vitin e Ri në vendlindje.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bënë të ditur se më e ngarkuar është pika kufitare në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në 1 orë e 30 minuta për të dal nga vendi.

Kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 600 metra.

Edhe të Dheu i Bardh ka fluks të qytetarëve të cilët po presin deri në 50 minuta për të dal nga Kosova.

Kurse në pikën kufitare në Jarinje bashkatdhetarët po presin deri në gjysme orë për të dal nga vendi.

Sipas QKMK-së, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme