Policia e Kosovës është shndërruar një institucion të pamëshirshëm, duke shpërndarë një numër alarmant, prej mbi gjysmë milioni gjoba në vetëm nëntë muajt e parë të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur vetë ky institucion për Arbresh.info.
Sipas të dhënave të Policia e Kosovës, gjatë periudhës nga janari deri në shtator 2024 janë shqiptuar gjithsej 548,860 tiketa.
“Ju njoftojmë se gjatë periudhës 1 janar-30 shtator 2024, janë shqiptuar 548860 tiketa/gjoba në trafik”, thuhet në përgjigjen e tyre”, bënë të ditur policia për Arbresh.info.
Mbi gjysmë milioni gjoba të shqiptuara, ekspertët: Gjobat duhet të jenë forma e fundit për vetëdijesimin e ngasësve
Kjo gjë po vlerësohet si shqetësues nga ana e ekspertëve te sigurisë në trafikun rrugorë, duke theksuar se kjo nuk është një zgjidhje.
Në një prononcim për portalin Arbresh.info, eksperti i sigurisë rrugore, Muhamed Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me statistikën alarmante të shpërndarjes së mbi 500 mijë gjobave në trafik, gjatë nëntë muajve të fundit.
Ai thekson se kjo masë e ashpër ndoshta nuk është çelësi adekuat për rritjen e sigurisë në rrugë.
“Kjo statistikë është shqetësuese, sepse mbi gjysmë milioni gjoba të shqiptuara për nëntë muaj janë treguesi më i qartë që masa e gjobitjes për shkeljet gjate lëvizjes në trafik nuk është çelësi adekuat për rritjen e sigurisë në rrugë. Prandaj, më shumë sesa shpërndarja e gjobave masive, do të ishte një qasje e mirë balancuar, ku gjobat kombinohen me fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi do të kishte ndikim më të madh në sigurinë rrugore. Kjo do të ndihmonte që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat, jo vetëm për të shmangur gjobat, por sepse kuptojnë rëndësinë e tyre për sigurinë e të gjithëve në rrugë”, thotë ai.
Krasniqi thekson se gjobat duhet të jenë forma e fundit e veprimit për të arritur vetëdijesimin e përdoruesve të rrugës që shkaktojnë kundërvajtje në trafik.
Ai beson se është e nevojshme një analizë e thellë e sistemit të penalizmit për shkeljet e trafikut, në mënyrë që të matet efektiviteti i këtyre gjobave.
“Unë mendoj se gjobat janë forma e fundit e veprimit me qellim te vetëdijesimit te përdoruesve te rrugës, nëse ata kane shkaktuar kundërvajtje ne trafik. Sistemit tone te penalizmit për shkelje ne trafik, i duhet një hetim i mirëfilltë për matjen e efikasitetit te gjobave te trafikut, p.sh. të hetohet ulja e numrit të shkeljeve të përsëritura nga i njëjti drejtues mjeti, nëse ai drejtues mjeti gjobitet dhe më pas i shmanget shkeljeve të ngjashme, kjo tregon që gjoba ka pasur efekt edukues”, shton tutje ai.
Krasniqi tregon rëndësinë e një qasjeje të balancuar nga ana e policisë për përmirësimin e sigurisë në rrugë.
Ai sugjeron se ndëshkimi për shkelje duhet të shoqërohet me edukim dhe ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve, në mënyrë që ata të jenë më të informuar për rregullat dhe arsyet e tyre.
“Ideale do të ishte që qëllimi i policisë të ishte përmirësimi i sigurisë në rrugë përmes një qasjeje të balancuar, ku ndëshkimi për shkelje shoqërohet me edukim dhe ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve. Kjo qasje ndihmon që drejtuesit të jenë më të informuar për rregullat dhe të kuptojnë arsyet e tyre, duke u bërë më të prirur për t’i zbatuar ato në të ardhmen, dhe jo që masa e parë të jetë ndëshkimi me gjoba, pasi nuk jemi të sigurt për efektshmërinë e tyre’, thotë ai.
Në fund ai nënvizon se gjobat mund të jenë një zgjidhje e çastit, por nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjatë për përmirësimin e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Arbresh.info ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) për numrin e ankesave të bërë nga drejtuesit e automjeteve pas gjobitjeve. Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, vlen të theksohet se sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, thuajse çdo ditë shqiptohen rreth 2 mijë gjoba./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...