Google ADS

Mbi dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova

19:13 | 10 Gusht 2023
E.H

Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, është shtuar fluksi në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdarë, bashkatdhetarëve po u bie të presin deri tri orë e 20 minuta për të dal nga Kosova, shkruan Arbresh.info.

Kolona e veturave është e gjatë deri 700 metra, kurse për të hyrë në vend nga kjo pikë kufitare, pritjet zgjasin 3-5 minuta.

Pikë më pak e ngarkuar është te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë mërgimtarëve po u bie të presin deri një orë, ndërsa për të dal deri 50 minuta.

E njëjtë është gjendja edhe në Jarinjë.

Për të dal nga Kosova përmes kësaj pike, njerëzve po u bie të presin deri 60 minuta, ndërsa për të hyrë 10 minuta.

Pak më e qetë është gjendja në Muçibabë, ku për të dal nga Kosova po u bie të presin 40 minuta ndërsa për të hyrë nga kjo pikë kufitare 3-5 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkulli./Arbresh.info/

Kliko KËTU përr të parë gjendjen në pikat kufitare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme