Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka lansuar raportin “Paraja publike e shpenzuar në media (2016)”, ku u prezantuan të dhënat statistikore financiare rreth shpenzimit të parasë publike për informim publik.
Gjatë konferencës, AGK sqaroi metodologjinë dhe punën që është bërë gjatë procesit të hulumtimit si dhe telashet që janë shfaqur në këtë proces.
Shuma totale e mjeteve të shpenzuara për informim publik nga institucionet e vendit është 812,130.36 euro.
“Kjo shumë përfshin të gjitha format e pagesave që ju kanë bërë mediave qoftë nga institucionet qendrore apo ato komunale”, thuhet në njoftim.
Raporti gjithashtu sjell edhe 6 rekomandime të cilat do të ndihmonin pasqyrimin më të qartë dhe transparencë në shpenzimin e fondeve publike për kategori të ndryshme të informimit publik – duke përfshirë kategori të ndryshme siç janë: publikime dhe shpallje, reklama, shërbime mediale, transmetim të seancave, subvencione dhe grante në varësi nga institucioni përkatës.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...