Google ADS

Mbi 8 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

07:46 | 3 Janar 2021
L G

Së fundi janë raportuar 4 raste të vdekjes nga koronavirusi kështu duke e çuar numrin total të viktimave në 1.340.

Të shtunën janë raportuar katër raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar në 1 mijë e 340 numrin e viktimave.

229 raste të reja me koronavirus u raportuan të shtunën, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend.

Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, derisa numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215.

E raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 8 mijë e 176,raporton express.

Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon të jetë Prishtina. Të shtunën në kryeqytet janë konfirmuar edhe 101 raste të reja.

Njoftimi i plotë i së shtunës nga IKSHPK:

363 TË SHËRUAR DHE 229 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme