Google ADS

Mbi 730 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat

07:51 | 4 Nëntor 2021
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 445.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme