Google ADS

Mbi 70 për qind e banesave përdorën drurin për ngrohje

10:02 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë konsumin e energjisë në ekonomitë familjare për vitin 2015, ku thuhet se rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera.

ASK thotë se qëllimi i publikimit është që të paraqes tendencën e zhvillimit të këtij sektori. Në këtë hulumtim statistikor janë prezantuar të gjeturat statistikore për vitin referues 2015 mbi konsumin e energjisë nga ana e ekonomive familjare.

“Numri i përgjithshëm i hapësirave për banim ishte 366 020, kurse i ekonomive familjare ishte më 333 290.  Sipas anketës, territori i Kosovës është i mbuluar me 99.8 % me energji elek trike. Sa i përket llojit të burimit të ngrohjes rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera. Besojmë se ky publikim do të shërbejë si material i dobishëm referues për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së dhe do të shërbejë si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.

Për mbledhjen e të dhënave është përgatitur një pyetësor nga ASK-ja sipas kërkesave të Eurostat-it, me tendencë të modifikimit në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e ASK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme