Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sue Barrett kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hua për ndërtimin e Autostradës Kijevë – Zahaq në vlerën prej 71 milionë euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha me këtë rast se kjo rrugë do të lidh një pjesë të madhe të territorit të Kosovës me Prishtinën, me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe e lidh po ashtu Kosovën me Malin e Zi, shkruan arbresh.info.
“Sot bashkë me BERZH-in nënshkruajmë marrëveshjen financiare në vlerë prej 71 milionë euro e cila është e dedikuar për financimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore ekonomike të vendit tonë. Do të jetë një rrugë e cila e lidh një pjesë të madhe të territorit të Kosovës me Prishtinën, me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe e lidh Kosovën edhe me Malin e Zi”, ka thënë Hamza.
Hamza ka dhënë detajet e marrëveshjes me BERZH-in duke thënë se do të njihet e drejta e secilit qytetar të mos i preket prona nga realizimi i këtij projekti. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1631971733534579/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...