Situatë e qetë në veri
Zëvendës drejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Besim Hoti, ka përshkruar situatën e përgjithshme dhe gjendjen e sigurisë në ditën e zgjedhjeve në veri deri në kohën kur po raportojmë, tërësisht të qetë dhe pa asnjë incident.
Sipas tij, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët dhe krijimin e kushteve për të votuar lirshëm, Drejtoria rajonale e policisë në veri është përforcuar me pjesëtarë të policisë edhe nga regjionet tjera të Kosovës.
Ai potencoi se sot mbi 650 pjesëtarë të policisë së Kosovës në katër komunat veriore janë përfshirë nga orët e hershme të mëngjesit dhe deri në përfundimin e tërë procesit.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është se duke marr parasysh që vetëm Drejtoria rajonale e policisë ka qenë e përfshirë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, na është dhënë mundësia që të marrim forca dhe njësi shtesë nga regjionet tjera të cilat do të ndihmojnë Drejtorinë rajonale në katër komunat që të ofrojë shërbime sa më kualitative dhe më efikase për qytetarët e saj, me qëllim që ata të votojnë lirshëm dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese…Sot I kemi diku mbi 650 pjesëtarë të policisë së Kosovës që janë përfshirë nga orët e hershme të mëngjesit deri në përfundimin e tërë procesit”, ka thënë Hoti.
Zgjedhjet në Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë duke u mbajtur ndërsa qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër