Mbi 6300 gjoba për shkelësit e trafikut për një muaj në Ferizaj, policia sekuestron 98 patentë shoferë

10:39 | 3 Qershor 2024
E.H

Gjatë muajit maj, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6,313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1842 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 312 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 293 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 137 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 134 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 81 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 62 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 56 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 43 gjoba
– Gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave , 20 gjoba
– Konfiskim i motoçikletave , 4
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
– Mos respektimi i këmbësorëve, 4 gjoba
– Të tjera, 3325 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme