Mbi 60 mijë kosovarë të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19

07:45 | 9 Korrik 2021
S D

Numri i vaksinimeve ndaj COVID-19 është duke u rritur çdo ditë që prej se nisi fushata e vaksinimit.

Deri tani në nivel vendi janë vaksinuar 243 mijë e 428 persona teksa të vaksinuar plotësisht me të dy dozat janë 60 mijë e 759 qytetarë.

Kujtojmë se sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluar në të gjithë vendin janë vaksinuar 5 mijë e 271 persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme