1576 haxhinjë nga Kosova do të udhëtojnë drejt qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.
Gjithsej janë organizuar 6 fluturime, prej të cilave dy realizohen të dielën (2 qershor) dhe katër të tjera të hënën (3 qershor).
Kështu thotë për Arbresh.info, përgjegjësi i organizimit të Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), Fitim Gashi.
“Numri është caktuar për secilin shtet, kjo bëhet nga autoritetet e Arabisë Saudite, gjegjësisht nga ministria e Haxhit dhe Umresë, ne si Kosovë e kemi kuotën 1560 haxhi dhe ky numër do të jetë ai numër, që do të udhëtojnë, janë edhe 16 plus këtij numri që llogariten në kuadër të këtij numri, gjegjësisht janë 1576 persona”, shprehet ai.
Gashi sqaron edhe vendimin e fundit të ministrit të Arabisë Sauditë lidhur me dënimet e atyre që shkojnë në Haxh pa leje.
Ai thotë se një vendim i tillë nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën.
“Shkuarja në Haxh ose kryerja e Haxhit bëhet me vizë të veçantë, është një vizë e veçantë, nuk mund të realizohet Haxhi dhe ritualet e Haxhit me vizat e tjera. Kohëve të fundit, në Arabinë Saudite kanë filluar, jo vetëm në x shtete por nga shtete të ndryshme, tu u mundu me i shfrytëzuar vizat e tjera, për shembull, që janë vizat e vizitës, vizat e punës, e të tjera dhe me to me i krye ritualet e Haxhit gjë që është e ndaluar nga autoritetet e Arabisë Saudite, dhe ata kanë nxjerrë një dekret ose një shkresë që nuk ka të bëjë me ne si Kosovë. Ata e kanë dërguar edhe në vendet e botës, në të gjitha ato vende të cilat organizojnë Haxhin, që t’i njoftojnë dhe tu bëjnë me dije se Haxhi kryhet vetëm në formë dhe linja zyrtare të parapara nga autoritetet e Arabisë Saudite, gjegjësisht nga Ministria e Haxhit dhe Umresë dhe çdo veprim tjetër çdo lëvizje tjetër që ata e kanë paraparë kushdo që nxihet atëherë do të thotë do të penalizohet”, thotë Gashi.
“Hanxhinjtë janë të shoqëruar në çdo moment, çdo kohë dhe në çdo rast nga udhëheqësit e nivelit lokal por edhe të nivelit qendror për çdo paqartësi, për çdo vështirësi të mundshme, kanë ku të drejtohen dhe ka kush i udhëzon”, tregon ai.
Ai përmendi edhe disa nga sfidat kryesore të Haxhit.
“Haxhi, tash meqenëse Meka dhe Medina janë dy qytete jo shumë të mëdha, janë të vogla dhe është numri i madh i hanxhinjve nga e gjithë bota, pra që duhet të jenë prezent në një kohë të caktuar. Ka rituale të caktuara që bëhen në kohë dhe vend të caktuar, normalisht që është çështja e numrit, është numri i madh por, kjo nuk është në kompetencë tonën. Do të thotë ata kanë vepru kanë mundu dhe çdo vit ka progres në aspektin e organizimit të Haxhit, për vit vërehen dallime ndryshime, janë zhvillu edhe qytetet. Koha pastaj mund të jetë, se është kohë pak relativisht e nxehtë, do të thotë për haxhitë tanë që janë mësuar me një klimë bukur më të përshtatshme por megjithatë është çështje që adaptohen dhe nuk kemi pasur telashe të theksuara, flas edhe gjatë viteve të kaluara, shpresojmë që edhe këtë vit të kalojmë dhe të dalim ashtu siç është më mirë”, shprehet ai.
Interesimi për shkuarje në Haxh, sipas tij, po rritet nga viti në vit dhe lista e pritjes është deri në vitin 2026.
“Interesimi është i madh dhe vjen tu u rrit nga viti në vit, ne tashmë, edhe për vitin e ardhshëm 2025, ne kemi numrin e plotësuar dhe e kemi po ashtu, listë të pritjes edhe 2026-tën. Interesimi sa vije e shtohet por inshallah shpresojmë që të ia dalim”, u shpreh Gashi.
Ai jep edhe këshillën e tij për të gjithë ata të cilët do të kryejnë ritin e Haxhit këtë vit.
Haxh, është shkuarja dhe qëndrimi në Arafat dhe Tavafi i Qabesë në kohën e caktuar.
Haxhin e ka obligim çdo besimtar mysliman, së paku një herë në jetën e tij, nëse ka mundësi.
Ky ritual fetar kryhet gjatë muajit Dhu al-Hixhah, i cili është muaji i fundit i kalendarit islamik./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...