Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme nga zgjedhjet e mbajtura këtë të diel, ka ngjallur reagime të shumta nga shoqëria civile por edhe nga subjektet politike.
Sipas ish- deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, numri i votave të pavlefshme mund të jetë për tri arsye.
E para, ndërhyrja e komisionerëve të porositur për ta penguar ndryshimin në Kosovë.
E dyta, shenjë revolte nga qytetarët që janë të pakënaqur me subjektet politike.
“Ka dhe shenjë revolte të qytetarëve që janë të pakënaqur me subjektet e tyre politike dhe nuk kanë vendosur se kë ta votojnë. Dhe nuk kanë dashur që fletëvotimin e tyre ta lënë në duart e komisionerëve keqpërdoruese”, tha Selimi për arbresh.info.
Dhe e treta, nga mos informimi i duhur për mënyrën se si të votojnë qytetarët.
“Dhe për shkak të ngutisë gjatë votimit sepse ka njerëz që nuk e dinë mënyrën e votimit. Kështu qe gjithçka çka ka ndodhur duhet ta shpjegojnë komisionerët sepse format e këtyre janë të ndryshme sepse nëse një komisioner e ka prishur fletëvotimin sepse ka dashur ta dëmtoj një subjekt politik shenjat aty ne fletëvotim shifrën, edhe nëse votuesi e ka prishtë fletëvotimin ajo shihet dhe po ashtu edhe treta këto tria e kanë bërë që numri i fletëvotimeve të jetë kaq i madh”, ka thënë Selimi
Ndërsa për subjektin tjetër politik, Partinë Demokratike të Kosovës, mbetët shqetësim i madh numri i votave të pavlefshme.
Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti në një prononcim për arbresh.info ka thënë se është dashur të punohet më shumë në këtë drejtim.
“Ende nuk është bërë një analizë më e hollësishme në lidhje me çështjen që ju e grisni. Votat e pavlefshme është një shqetësim i madh edhe për PDK-në. Nuk është e diskutueshme se është dashur të punohet më shumë në këtë drejtim. PDK, pavarësisht nga fitorja ka përse ta kthej kryet prapa. Ajo ka shumë punë për të bërë në qoftë se dëshiron të jetë partia më e madhe në vende”
Arbrsh.info ka provuar te kontaktoj edhe me subjektet tjera politike por nuk ka marrë përgjigje nga ta.
Nga zgjedhjet e mbajtura të dielën me 11 qershor, sipas rezultateve të KQZ-së janë mbi 52 mijë fletëvotime të pavlefshme, numri më i madh që kanë shënuar ndonjëherë zgjedhjet në Kosovë./Arbresh.info
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...