Mbi 50 kallëzime penale janë dërguar në Prokurori nga Agjencia Kundër Korrupsionit për mos deklarim të pasurisë, deklarim të rremë apo deklarim pas afatit.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupcionit, Shaip Havolli, tha se gjatë kontrollit të këtyre deklarimeve kanë hasur në shkelje të ligjit.
Agjencia Kundër Korrupsionit është në proces të kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar për 886 zyrtarë, bazuar nga shortit i cili është bërë publik në qershor të vitit të kaluar. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, i ka thënë Radio Kosovës se 98 për qind të zyrtarëve publikë kanë deklaruar pasurinë në vitin 2016. Havolli thotë se janë edhe 24 zyrtarë që nuk e kanë deklaruar fare pasurinë e rreth 40 zyrtarë të tjerë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit.
“Deri me tash Agjencia Kundër Korrupsion ka dërguar në prokuroritë përkatëse mbi 50 kallëzime penale për mos deklarim, deklarim të rremë dhe deklarim pas afatit. Të gjitha këto kallëzime penale janë duke u shqyrtuar nga ana e prokurorisë përkatëse, dhe kemi informata kthyese nga prokuroria se të gjitha këto raste janë duke u trajtuar dhe do të dilet me vendime finale lidhur me çështjen e ushtrimit të këtyre kallëzimeve penale”, tha Havolli.
Havolli tha se gjatë kontrollit të këtyre deklarimeve kanë hasur në shkelje të ligjit te të gjitha pozitat zyrtare, duke filluar prej niveleve më të ulëta deri te më të lartat.
Ndërkaq Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se edhe përkundër faktit që në vitin 2013 është miratuar Kodi Penal për dënime me gjobë dhe burg për mos deklarim të pasurisë, nuk pasur ndonjë rezultat.
“Një karakteristikë tjetër është se si agjencia, ashtu edhe prokuroria, ndalen te rastet që kanë të bëjnë vetëm me rastet që kanë të bëjnë me deklarimin e pasurisë apo deklarim të rremë. Ndoshta për shkak të bazës ligjore nuk kemi pasur ndonjë hetim të thuktë apo të thellë lidhur me pasurinë marramendëse që shumë zyrtarë të lartë sot kanë, të cilët nuk janë në gjendje të arsyetojnë se si ka arritur deri te kjo pasuri enorme”, tha Miftaraj.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, nuk ka dashur të japë emra të zyrtarëve publikë të cilët po hetohen, me arsyetimin se kjo i shkakton probleme prokurorisë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...