5. 5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre, mbi 3 milionë euro janë investuar për fertizilim të asistuar dhe 2 milionë për mjekësinë fetale.
Në përurimin e kësaj klinike, i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nga aty, Kurti tha se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të perëndimit.
“Para 10 vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu e cila e pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyra këtu në spital në shërbimin e Klinikës Gjinekologjike nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë para një dekade me vendin e njëjtë”, u shpreh Kurti.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në këto reparte janë instaluar edhe njësit tjera të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, ndërkaq tha se do t’i ndihmojnë edhe stafit shëndetësor.
“I lumtur qe sot po fillojnë katër repartet më të rëndësishme të rinovuar në Klinikën e Gjinekologjisë. Vetëm të shtoj se në këto reparte janë instaluar edhe njësit e reja të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, do të ketë digjitalizim të radhëve, do të këtë procese të digjitalizuara. Dhe gjithë kjo përveç kushteve të jashtëzakonshme që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë edhe punëtorët do ta kenë shumë më lehtë që të bëjnë punën e tyre dhe natyrisht sot edhe falënderohem nga ta, jo vetëm për shkak të kushteve por edhe për shkak të rrjedhjes së pacienteve dhe mënyrës më të dinjitetshme të trajtimit të grave në klinikë”, tha Vitia./eo
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4