Rreth 415 raste të epilepsisë janë paraqitur në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2018.
Valbona Govori, kryetare e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, të hënën, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, ka kërkuar që të ngrihet vetëdija e shoqërisë ndaj kësaj sëmundjeje, teksa ka bërë thirrje ndaj institucioneve përkatëse që kjo të futet si sëmundje me prioritet për trajtim, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë tryezës së organizuar për këtë ditë, Govori ka thënë se epilepsia është çrregullim trunor, sipas saj sulmet ndërpriten shpejt, por kanë tendencë të përsëritjes.
“Rreth 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje. Në Evropë gjashtë milionë njerëz. Nuk mund të japim shifër të saktë, sepse na mungojnë mjetet, por në bazë të një hulumtimi në Klinikën e Neurologjisë 415 raste kanë frekuentuar klinikën tonë. Por duhet pasur parasysh se pacientët nuk vizitojnë vetëm këtë klinikë, por u drejtohen edhe institucioneve të tjera”, ka thënë ajo.
Sipas saj,kushtet jo të mira financiare janë faktorë shtesë që kjo sëmundje të mos mundë të trajtohet.
Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, ka thënë se në trajtimin e kësaj sëmundjeje është i rëndësishëm trajtimi i barabartë femra dhe meshkuj, pasi, sipas tij, femrat janë të stigmatizuara në këtë aspekt. “Zhvillimi i një populli varet prej emancipimit të gruas dhe femrës në shoqëri, dhe një gjë e tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nuk është lehtë, procesi është i vështirë, por procesi i emancipimit të shoqërisë kalon përmes emancipimit të femrës në shoqëri”, ka thënë Blyta.
Një person raporton se persona të panjohur i vodhën para të ...
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën