Vetëm 3 për qind e kosovarëve që jetojnë në diasporë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ministria e Diasporës deri më tani ka regjistruar rreth 400 mijë kosovarë që jetojnë në diasporë, derisa sipas KQZ-së të drejtë vote këtë të diel kanë vetëm 15 mijë nga ta.
Më shumë se 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, kurse vetëm rreth 15 mijë prej tyre u është dhënë e drejta e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë pranuar mbi 20 mijë aplikacione të mërgimtarëve, mirëpo rreth 5 mijë e tyre janë refuzuar për shkak se nuk i kanë përfillur rregullat, shkruan “Zeri”.
Nga ana tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Diasporës vlerësojnë se numri i personave nga diaspora që pritet të votojnë këtë të diel është tejet i vogël në krahasim me numrin e tërësishëm të mërgimtarëve. Ata më tej kanë treguar se numri i qytetarëve që jetojnë në diasporë vetëm sipas regjistrimit preliminar kap shifrën 400 mijë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës