Mbi 40 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtë vote në Kosovë kanë pas 1.937.868 qytetarë ndërsa kanë marrë pjesë në votim 43,20% e tyre. Në të njëjtin njoftim thuhet se 4.90% e fletëvotimeve ose saktësisht 40 mijë 732 janë shpallur të pavlefshme dhe të zbrazëta.
Njohësi i çështjeve juridike e politike, Blerim Burjani në një prononcim dhënë për arbresh.info ka komentuar fletëvotimet e pavlefshme.
Burjani ka përmendur tri forma që mund të kenë qenë rezultat i këtij numri.
“Janë tre format më negative të procesit: Prishja e qëllimshme e votave, duke pas parasysh që ka pas vota të prishura kjo të bën të kuptosh se ka pas ndoshta edhe keqpërdorime, nëse veç vëzhguesit partiak apo ndërkombëtar kanë vrenjtur , normal që kanë të drejt të kërkojnë rinumërim ose anulim”, ka thënë ai.
Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), të martën ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën ka prezantuar deklaratën preliminare për procesin zgjedhor.
Në të u kërkua nga KQZ që të hulumtoj shkaktarët kryesor të këtij numri të madh.
“Shqetësues edhe në këto zgjedhje mbetet fenomeni i numrit shumë të madh të fletëvotimeve të pavlefshme. Edhe në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve të deritanishme janë evidentuar mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme, që korrespondon me trendin e cikleve paraprake zgjedhore. KQZ-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështje, duke hulumtuar shkaktarët kryesorë të këtij numri të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, nëpërmjet auditimit të tyre”, u tha në këtë konferencë.
Të martën janë bërë publike rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Këto rezultat nuk përfshinë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
E numërimi i këtyre ende nuk dihet se kur do të filloj.
Kështu ka thënë koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj në një intervistë dhënë për arbresh.info.
“Jemi shumë herët në fazën e procesimit të të dhënave , jemi duke i proceduar të dhënat nga formularët e subjekteve dhe kandidatëve në bazën e të dhënave dhe do të bëhet vlerësimi e krahasimi i tyre. Do ta regjistrojmë çdo votues të rregullt dhe atyre me kusht e do të bëhet krahasimi në mënyrë që të shohim statusin e atyre që kanë pas mundësojnë të votojnë me kusht”, ka thënë Ahmetaj.
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se nuk ka datë të caktuar për fillim të numërimit të votave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, të hënën në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se procedurat dhe dinamika e punës përcakton fillimin e numërimit.
“Nuk mund të kemi një datë të caktuar se kur do të filloj numri i votave me kusht, votave të personave më aftësi të kufizuara dhe votave që kanë ardhë nga jashtë vendit pasi ne varemi nga procedurat dhe dinamika e punës që po zhvillohet. Po shpresojmë që Brenda pak ditëve do të fillojmë numërimin e votave”, ka thënë Elezi.
Ndryshe sipas rezultateve preliminare e para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 52 vota ose 25,49%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 euro ose 24,82% ndërsa e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 169.211 mijë e 21,24% vota./arbresh.info/
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...