Fshati Shtuticë i Drenasit po përballet me ujërat e zeza, të cilat vijnë nga kanalizimi ende i papërfunduar i fshatit Polac të Skenderajt, që kanë përmbytur mbi 40 hektarë tokë të punueshme dhe livadhe. Në Komunën e Skenderajt sigurojnë se problemi zgjidhet shpejt pasi që do të ndërtohet impianti për përpunimin e ujërave të zeza, shkruan sot, gazeta Zeri.
Shtutica është fshati me strukturën më të dobët rrugore dhe strukturën tjetër në komunën e Drenasit për shkak të projekteve të realizuara pa cilësi, por edhe për shkak të orientimit të projekteve në fshatrat tjera të komunës.
Përveç pa ndonjë strukturë të kënaqshme, Shtutica përballet edhe me varfëri si dhe me largimin e banorëve nga fshati për shkak të kushteve të vështira për jetesë.
Por fshati që nuk është ndërtuar pas përfundimit të luftës, ashtu siç kishin shpresuar banorët e tij, tani përballet edhe me një problem tjetër. Mbi 40 hektarë tokë të këtij fshati, që kufizohet me Polacin e Skenderajt, janë përmbytur nga ujërat e zeza, të cilat vijnë nga kanalizimi i fshatit Polac.
Banorët thonë se kanalizimi i Polacit derdhet në tokat e tyre, gjë që ka detyruar banorët që të heqin dorë nga shfrytëzimi i tokave të tyre. Janë përmbytur ara dhe livadhe, por ujërat e zeza kanë hyrë edhe nëpër kroje dhe bunare.
Osman Berisha, banor i këtij fshati, thotë se nuk po mund ta shfrytëzojë tokën e tij qe një kohë të gjatë. Ai thotë se kanalizimi i Polacit ka ardhur deri tek krojet e shtëpive të tyre që janë afër fshatit Polac./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...