Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

16:52 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë këtyre dy javëve ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019.

Në njoftimin e MBPZhR, thuhet se gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro, ndërsa gjatë javës 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë  në vlerë prej 2.455.886,95 euro, transmeton arbresh.info.

Ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

 

Të ngjashme