Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021, ku thuhet se mbi 36 mijë persona marin pension si veteranë të UÇK-së, transmton arbresh.info.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
Nga kjo rezulton se gjatë TM4 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 460 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 872 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 028 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 223 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 460 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 903 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 662 përfitues, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues, dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 804 përfitues.
Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues.
Gjatë këtij tremujori janë braktisur 4 fëmijë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...