Ministra e Diasporës ka publikuar rezultatet e preliminare të regjistrit të diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor 2016, sipas së cilave numri i përgjithshëm është 342 mijë e 803 qytetarë.
Ministri në detyrë për Diasporë, Valon Murati, tha të shtunën se diaspora vazhdon të jetë shtyllë e fuqishme socio-ekonomike, ku brenda një viti remitencat arrijnë një miliardë e gjysmë euro.Ai këto komente i bëri me rastin e publikimit të rezultateve preliminare nga Ministria e Diasporës të Regjistrit të Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”. Rezultatet janë nxjerrë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor të vitit 2016.Gjatë kësaj periudhe u tha se janë regjistruar rreth 400 mijë pjesëtarë të diasporës.
Ministri në detyrë, Murati tha se diaspora ka ndikime tjera pozitive për vendin, jo vetëm me mbështetje financiare. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 400 mijë pjesëtarë të diasporës , për përpunimin dhe përgatitjen e të dhënave statistikore dhe si rrjedhojë numri i përgjithshëm është 342 mijë e 803.Murati tha se është më rëndësi të dihet si shtet, si shoqëri, si qeveri që të gjinden rrugët e duhura për të krijuar raporte partneriteti të qëndrueshëm me diasporën, jo varësie në mënyrë që përfitimi të jetë i dyanshëm.
“Diaspora edhe sot vazhdon me qenë një burim shumë i rëndësishëm i jetës socio-ekonomike të vendit qoftë përmes rezistencave, shpenzimeve dhe investimeve. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës për çdo vit në këto tri kategori diku rreth një miliardë e gjysmë euro hynë nga diaspora. Por, gjithsesi se diaspora është shumë më shumë se sa financë. Diaspora mbi të gjitha është resurs jashtëzakonshëm njerëzor, i cili çdo herë e më shumë merr cilësi të jashtëzakonshme dhe në të ardhmen unë mendojë se në të ardhmen do të jetë jo vetëm një element I rëndësishëm i mbijetesës sonë socio-ekonomike, por një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të krejt vendin tonë”, tha Murati.
Ai e quajti si sukses këtë proces ngase do të jetë një data- bazë për vendin dhe diasporën. Të dhënat e siguruara nga regjistri kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, u hap edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike, e cila do të jetë aktive deri në vitin 2022, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.
Ndërsa, Kadri Sogojeva ka pasqyruar grup moshat, gjinitë dhe vitet kur kanë migruar kosovarë në diasporë.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra