Në Kosovë gjatë vitit 2017, 32 mijë e 628 persona kanë fituar të drejtën për t’u pajisë me patentë shofer.
Sipas statistikave të Ministrisë së Infrastrukturës për Indeksonline, në testimin praktik (vozitje) gjatë vitit 2017 janë testuar 51.800 kandidatë, ndërsa në testin teorik janë testuar gjithsej 87.096 kandidatë.
“Në testin teorik janë testuar gjithsej 87,096 kandidatë, prej tyre kanë kaluar 35,872 kandidatë, kurse në testimin praktik janë testuar 51,800 kandidatë prej tyre kanë kaluar 32,628 kandidatë të cilët e kanë fituar të drejtën për t’u pajisë me Patentë Shofer gjatë vitit 2017”, thuhet në përgjigjën e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës.
Mirëpo, sipas MI numri i atyre që pajisën me patentë shofer është dukshëm më i vogël se vitet e tjera, krejt kjo pasi filloi aplikimi i kamerës për të monitoruar provimin. Në vitin 2015 kur nuk kanë qenë të vendosura kamerat, kalueshmëria ka qenë 79.57%, ndërsa tani kalueshmëria ka rënë në 63%, shkruan Indeksonline.
“E tërë kjo është bërë me qëllim të mbikëqyrjes sa më profesionale të provimit për patentë shoferë, njëkohësisht rritë nivelin e kontrollit, sigurisë dhe ofron transparencë më të lartë për referim të mëtutjeshëm. Sa për ilustrim po ju japim disa statistika te kalueshmërisë në pjesën praktike te provimit për patentë shofer, para aplikimit te monitorimit me kamerë, kalueshmëria ka qenë 79.57 % ( viti 2015), pas aplikimit te monitorimit me kamerë kalueshmëria është 68.2% (2016), ndërsa pas aplikimit te testimit te kandidateve edhe në poligon kalueshmëria ka renë në 63 % (2017), këto statistika kanë të bëjnë me testimin praktikë të kandidatëve për Patentë Shofer”, thuhet më tej në përgjigjën e tyre.
Gjatë testimit të kandidatëve ka pasur raste të manipulimit, por për të gjitha këto janë marra masa administrative, si dhe është lajmëruar Policia e Kosovës.
“Kemi një ankesë me datën 08.05.2017 nga një kandidat për një gjë të tillë, rasti është trajtuar nga Departamenti për Patentë Shofer dhe lënda është në organet kompetente. Po ashtu kemi edhe disa raste të cilat kanë të bëjnë me tejkalim të Ligjit nga disa kandidatë gjatë testimit në teori siç është falsifikimi i letërnjoftimit, përdorimi i kufjeve dhe pajisjeve tjera me komunikim me jashtë etj, të cilat raste janë evidentuar dhe janë marrë masat administrative ndaj kandidatëve dhe po ashtu janë njoftuar organet e ndjekjes (Policia e Kosovës)”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjën e MI-ës.
Sa i përket testimit elektronik (E-testimi) është nënshkruar një kontratë në janar të 2017 dhe gjatë këtij tre mujori pritet të plotësohen disa detaje si Lidhja e rrjetit me Qendrat e Testimit me Fiber Optik, furnizimi i qendrave të testimit me kompjuter të llojit Touch screen, ku deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018 realizohet faza pilot projektit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...