Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve”.
Ky raport përmban informata të vlefshme lidhur me proceset e prokurimit dhe sa është arritur qëllimi për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Rrugët janë pasuri e rëndësishme për vendin si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë shoqëror. Për të siguruar qarkullim normal të qytetarëve ato duhet tё mirëmbahen. Për këtë qëllim Kuvendi i Republikës sё Kosovës çdo vit ndan buxhet tё caktuar pёr Organizatat Buxhetore. Gjatë periudhës kohore 2013 -2015, institucionet publike në nivel kombëtar, kishin shpenzuar mbi 31 milion euro për mirëmbajtje të rrugëve. Auditimi ynë është fokusuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës, si shpenzuesit më të mëdhenj për mirëmbajtje të rrugëve në nivel kombëtarë”, thuhet në raport.
Përmes këtij auditimi janë vlerësuar edhe aktivitetet lidhur me menaxhimin e procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rezultatet e arritura nga këto aktivitete.
“Objektiv parësor i mirëmbajtjes së rrugëve është sigurimi i qarkullimit normal. Organizatat Buxhetore e realizojnë këtë objektiv duke hyrë në marrëdhënie kontraktuese me OE përmes kontratave kornizë, kryesisht për arsye se punë të njëjta kryhen në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme përgjatë tërë periudhës së kontraktuar. Kontrata e përmban para-masën dhe synohet që kjo para-masë të realizohet 100%”, thuhet në raport.
Auditimi ka nxjerrë në pah, se aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, gjatë procesit të prokurimit për mirëmbajtje të rrugëve pjesërisht kanë arritur rezultatet e synuara. Procesi i prokurimit ka rezultuar me vonesa, aneks kontrata, konkurrencë të ulët si dhe në disa raste ka rezultuar me mos arritje të vlerës për para. Po ashtu, pavarësisht se sasitë e përafërta të punëve janë specifikuar në kontratë, realizimi në krahasim me planin kishte pasur dallime, kjo si pasojë e identifikimit joadekuat të nevojave.
“Për të përmirësuar proceset aktuale, kemi rekomanduar që procedurat e prokurimit të nisin më herët në mënyrë që mos të ketë nevojë për vazhdim të kontratave. Për të adresuar nivelin e ulët të konkurrencës kemi rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që të konsiderojë ndarjen e mirëmbajtës së rrugëve në mirëmbajtje verore dhe dimërore në mënyrë që të ulet vlera e kontratave. Po ashtu, shpenzimet e bëra për mirëmbajtje të rrugëve duhet të regjistrohen në një bazë të të dhënave në mënyrë që të mundësohet analiza e shpenzimeve e cila do të shërbejë për planifikim në të ardhmen”, thuhet në raport.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit