Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës, “Nënë Tereza” janë duke u përgatitur që t’ju dalin në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri të cilët kanë ardhur në Kosovë për tu strehuar tek familjet që kanë shprehur dëshirën që t’ju ndihmojnë.
Kështu ka thënë në një përgjigje për arbresh.info, drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Zef Shala duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë për ndihma në Shqipëri.
Ai ka thënë se përmbi 300 persona nga vendet e dëmtuara në Shqipëri kanë ardhur në Kosovë dhe ata kanë nevojë për ndihmën e tyre këtu.
“Veç kemi dërgu ndihmë në Shqipëri, tash jemi duke u përgatit për këtu sepse ka filluar ardhja e njerëzve dhe nuk do ta lëmë që të mos kemi këtu aktivitete prandaj nuk kena nevojë me dërgu sepse është apel i Shqipërisë dhe i kryeministrit që ndihma për momentin nuk ka nevojë pasi që ka mjaft, unë jam duke u përgatit për këtu, përmbi 300 persona kanë ardhur dhe ata tani kërkojnë ndihmën tonë”, ka treguar ai.
Zefi thotë se këta persona janë akomoduar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, dhe Gjakovë në familje private të cilët i kanë thirrë në telefon dhe ua kanë dhënë adresën se ku ti dërgojnë.
Ai ka shtuar se janë përmbi 90 familje që kanë shpreh dëshirën për me bë pranimin e tyre.
Zefi tutje ka thënë se janë duke mbledhur mjete në diasporë, një kamion është dërguar në Shqipëri dhe tani mjetet tjera janë duke i rezervuar për familjet që janë duke ardhur në Kosovë.
Sa i përket mjeteve monetare ai ka thënë se do të vijnë përmes shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër edhe Gjermani.
“Ne jemi duke mbledhur mjete në diasporë, një kamion e kemi dërgu, tjerat jemi duke i rezervu për me i pritë këta të cilët janë duke ardh për në Kosovë, ushqim, higjienë, batanije, mbuloja edhe për mjete monetare kena bë apel tash do të fillojë edhe ajo për me ble gjëra të cilat kanë nevojë ato familje e që nuk na vijnë prej donatorëve. Mjete monetare vetëm prej diasporës përmes shoqatës “Nënë Tereza në Zvicër edhe Gjermani ndërsa këtu kemi bë apel që të përgatitemi për me i prit”, është shprehur Zefi duke shtuar se ka oferta për gjëra të ndryshme për të cilat thotë se nuk ka pranuar asgjë sepse nuk dëshiron të marrë diçka që nuk kanë nevojë.
Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqatë ka thënë se qytetarët që kanë marrë përsipër familjet nga Shqipëria janë duke i mbajtur vet me ushqime personale derisa shoqata të shkojë t’i vizitojë e të shohë se për çfarë kanë nevojë këto familje por edhe familjet që po i strehojnë.
“Kështu që jemi në përgatitje e sipër, jemi duke e përgatit dokumentacionin material edhe financiar edhe unik me pyetësor me gjithë kur të fillojmë atëherë jemi të gatshëm dhe nuk do të ndodhë në asnjë moment që të ketë ndonjë keqpërdorim sepse nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë që mos të kemi evidencë të mirëfilltë të pranimit të ndihmave por edhe shpërndarje të tyre”, ka thënë drejtori ekzekutiv.
Ndryshe Shqipëria mëngjesin e të martës të 26 nëntorit u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë ku nga ky termet mbetën të vdekur mbi 40 persona, qindra të lënduar si dhe u shkaktuan shumë dëme materiale./arbresh.info/R.Rexhepi
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli