Mbi 300 mijë veta tashmë e ndjekin arbresh.info

16:04 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Arbresh.info tani më ndiqet nga më shumë se 300 mijë veta në rrjetin social Facebook.

Pronari i portalit, Rrahim Pacolli këtë arritje të arbresh.info e ka shënuar me stafin duke premtuar se portali do të vazhdojë të informojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale.


“Kjo mbështetje  na bënë edhe më të vendosur në luftën për të raportuar çfarëdo padrejtësie që mund të jetë në dëm të mirëqenies së qytetarëve. Vetëm një medie e lirë dhe që në rend të parë vendos interesat qytetare mund të gëzojë përkrahjen e të gjithëve”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.


Statusi i plotë:

Festë mbas feste!

Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju ndjesinë që kemi gjithë ky staf që po shihet dhe ai që po mungon, se 300 mijë vetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe shqiptarë nga mbarë bota i besojnë asaj që raportohet në baza ditore nga gazetarë profesionistë dhe të paanshëm të portalit arbresh.info.

Kjo mbështetje  na bënë edhe më të vendosur në luftën për të raportuar çfarëdo padrejtësie që mund të jetë në dëm të mirëqenies së qytetarëve. Vetëm një medie e lirë dhe që në rend të parë vendos interesat qytetare mund të gëzojë përkrahjen e të gjithëve.

Portali arbresh.info do të vazhdojë të raportojë për të gjitha pushtetet duke mos lejuar ndërhyrjen e interesave të ngushta për qëllime të caktuara.

Falënderojmë edhe të gjithë ata qytetarë që shpesh na ndihmuan të arrijmë deri tek lajmi me qëllime të sqarimit dhe zgjidhjes së problemit të tyre. Ju inkurajojmë që në masë edhe më të madhe të na kontaktoni kurdo që jeni viktimë e padrejtësive, dhe na lejoni të jemi edhe ne, aty ku jeni edhe ju.

Falënderojmë të gjithë ata që pa rezerva i përgjigjen secilit gazetar të arbresh.info në çfarëdo kohe që nga Presidenca, Kuvendi, Kryeministria, institucionet e drejtësisë, intelektualë, shoqëria civile dhe kushdo që ka qenë akter në raportimet, hulumtimet, intervistat dhe emisionet që prodhon arbresh.info.

Po i afrohemi vitit 2018, dhe dua të ju paralajmëroj se arbresh.info së shpejti do të sjellë risi,  dhe viti i tretë i funksionimit do ta gjejë me më shumë staf, më shumë prodhim dhe më shumë njerëz që na ndjekin.

Për sa kohë ju kemi juve, do të mbetemi gjallë përgjithmonë! Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme