Google ADS

Mbi 30 milionë euro Serbia armatoset nga Rusia

12:15 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Serbia po vazhdon të armatoset nga Rusia me armatim.

Ish’ ministrit serb i mbrojtjes,  Aleksandar Vulin  deklaroi se tridhjetë tanke T-72 do të arrijnë në Serbi, si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi, shkruan Arbresh.info.

Federata Ruse dhuroi 30 tanke T-72MS në Serbi dhe ato të parat tashmë janë dorëzuar. Vlera e këtij donacioni është rreth 30 milion euro.

Këto janë tanke me mundësinë e lëshimit të raketave nga një tytë topi 125 milimetra, ekziston edhe një mitraloz i bashkuar 7,62 milimetra, i cili ndodhet pranë tytës së topit dhe monitoron rrotullimin e frëngjisë, si dhe një mitraloz 12,7 milimetër në krye, i cili rrotullohet në mënyrë të pavarur nga kupola, raporton Novosti, transmeton Arbresh.info.

Një prej produkteve më të famshëm të armëve ruse që arrin në Serbi ka një motor më të fortë dhe pajisje elektronike më të mira. Tanku i përparuar T-72 gjithashtu konfirmoi aftësitë e tij në fushën e betejës dhe u tregua i pathyeshëm në Siri, sipas Novosti.

Fuqia e këtij tanku u demonstrua më së miri në një stërvitje të mbajtur në terrenet e stërvitjes Albino, Golovenka dhe Mulino pranë Moskës.

Këtu mund ta shinin videon e plotë të këtyre pajisjeve ushtarake të cilat tani kanë arritur edhe në Serbi.

MPJD: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim serioz për stabilitetin rajonal

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme