Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njofttuar se aktualisht janë mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19.
Sipas njoftimit vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19.
Poashtu brenda një dite janë regjistruar edhe katër raste të vdekjeve.
Njoftimi i plotë:
05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.
Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.
Në total numri i rasteve aktive është 30.097./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet