Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut, më 17 shtator të këtij viti, komuna e Rahovecit është goditur në masë të madhe nga përmbytjet si në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj.
Vlera e llogaritur e dëmit sipas autoriteteve lokale është mbi 3.5 milionë euro.
Pas vendimit të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, është formuar komisioni që ka evidentuar dhe regjistruar dëmet në amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.
Latifi bëri të ditur se në raportet e përgatitura nga komisionet për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, amvisëri e infrastrukturë publike, është paraqitur vlera e dëmit total është: 3,546,477.66 euro.
Latifi tha se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për kompensimin të dëmeve pasi një barrë e tillë financiare është shumë e rëndë dhe e papërballueshme për buxhetin e komunës së Rahovecit.
“Kërkesat janë parashtruar për kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe ministritë gjegjëse: MBPZHR, MAPL, MMPHI, MINT, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’i kompensuar qytetarët e dëmtuar të komunës sonë. Si kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve, njëkohësisht kërkoj përkrahje nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, duke insistuar në kompensimin e dëmeve të mëdha – tashmë të ditura, pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona”, tha Latifi në Facebook.
Përpos Rahovecit, komuna tjetër më e prekur ishte ajo e Gjakovës, por që deri më tani nuk ka pasur shifër të raportuar nga dëmet në këtë komunë./arbresh.info/
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...