Gjatë periudhës së festave, numri i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet në portin më të madh të Shqipërisë trefishohet.
Mbi 29 mijë udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit në vend gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa fundjavat regjistrojnë dhe fluksin më të madh të mbërritjeve nga ky vendkalim kufitar.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa para mesditës pritet të mbërrijë dhe ai i Ankonës.
Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar afro 35,000 pasagjerë, prej të cilëve mbi 29,000 në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend për këto festa kanë hyrë rreth 12 mijë persona më shumë.
Prej dy javësh, në fuqi kanë hyrë dhe masat për përballimin e fluksit në port për të shmangur vonesat në përpunim. Sipas autoriteteve policore po punohet me 20 sportele, 10 prej të cilave të dedikuara për udhëtarët me automjete, 7 sportele për këmbësorët dhe 3 për kamionët.
Në hyrje, në zbatim të protokollit të Komitetit, strukturat policore u kërkojnë udhëtarëve certifikatën e vaksinimit të vendit ku ka aplikuar vaksinën, përfshirë edhe PCR e të pavaksinuarve.
Më parë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt vendit tonë. Nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëhet e ditur se në rastet kur nuk kanë pasur asnjë nga dokumentet, udhëtarët plotësojnë një deklaratë dhe qëndrojnë në karantinë për 10 ditë. /TCH/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...