Mbi 240 aksidente kanë ndodhur gjatë korrikut në rajonin e Ferizajt

14:36 | 5 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se gjatë muajit korrik 2024 në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor.

Siç thuhet në njoftim, prej tyre një aksident është me fatalitet me një të vdekur; 95 aksidente me të lënduar (129 persona të lënduar); dhe 146 aksidente më dëme materiale, përcjell Arbresh.info.

“Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik-2024 ka qenë në zbritje, prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik-2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt tutje bënë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme