Google ADS

Mbi 22 mijë qytetarë marrin dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë

15:30 | 23 Qershor 2021
M. A.

Ministria e  Shëndetësisë njofton se deri më sot, janë vaksinuar me dozën e dytë 22.906 qytetarë në Kosovë.

Po ashtu sipas të dhënave të fundit kanë rezultuar 20 qytetar pozitiv me Covid-19.

Postimi i plotë:

23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 165.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme