Kanceri është një nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.
Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, që nga fillimi i këtij viti e deri tani janë diagnostifikuar më shumë se 200 raste me sëmundjen e kancerit, shkruan arbresh.info.
“Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë identifikuar rreth 210 raste me sëmundjen e kancerit”, tha ai.
Sipas tij, llojet më të shpeshta të kancerit është kanceri i gjirit tek gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç.
“Nga llojet më të shpeshta të kancerit është kanceri i gjirit i cili dominon tek gratë mbi moshën 50 vjeçare”, tha Kurteshi.
Sipas Kurteshit, afro 50 femra janë të prekura me kancerin e gjirit në Kosovë.
“Qe dy muaj e gjysmë afro 50 femra janë të diagnostifikuara me kancerin e gjirit”, thotë Ilir Kurteshi.
Ministria e Shëndetësisë tregon se faktorët e kancerit të gjirit janë të shumtë por më kryesorët janë:
• Mosha mbi 50 vjeç
• Pasja e një kancerit të gjirit më parë
• Histori familjare të kancerit të gjirit
• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç
• Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë mbi 30 vjeç.
• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë
• Përdorimi i alkoolit
Ndryshe, shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre, vetëm dukë parë dhe ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre. Prandaj kontrolla e rregullt te mjeku ju preferohet çdo femre e cila ndien se ka ndonjë shtrëngim në gjyks./arbresh.info/Fjolla Bajraktari/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...