Google ADS

Mbi 200 raste aktive me Covid-19

08:23 | 26 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Në Kosovë aktualisht janë 219 raste aktive me Covid-19.

Ministria e Shëndetësi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës. 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisëu kanë bërë apel qytetarëve që të bartin maskat dhe të vaksinohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme