Deri në mbi 200 persona brenda ditës po shfrytëzojnë mundësinë e përdorimit të biçikletave të kryeqytetit.
Kështu bënë të ditur për Arbresh.info, kryeshefi i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.
Ai pohon se numri i shfrytëzuesve të biçikletave në kryeqytet është rritur ndjeshëm, me mbi 200 përdorues në ditë dhe mbi 4 mijë përdorues në Next Bike gjatë muajit të parë të futjes së tyre në shfrytëzim.
“Sikur e dini në marrëveshje me kryetarin Prishtina Parking bënë menaxhimin e projektit të biçikletave që nga fillimi numri i shfrytëzuesve është më i lartë se që kemi prit në një ditë të bukur me diell numri i përdoruesve kalon mbi 200. Numri i llogarive të krijuara e ka tejkaluar numrin 4500 personave që e kanë shkarkuar aplikacionin dhe e marrin biçikletën”, thotë ai.
Havolli thekson se ka pasur disa raste të dëmtimeve të vogla të biçikletave, si gomat e shpërthyera, por sipas tij, janë duke u ndërmarrë masa për rregullimin e tyre.
“Ka raste të dëmtimeve të vogla dhe për ne nuk është diçka shqetësuese, ka pasur ndonjëherë një gomë të shpërthyer jemi duke i rregulluar vazhdimisht. Kemi pasur edhe një rast të një vandalizmi më substancial policia është marrë me rastin nuk ka raste të vjedhjeve dhe nuk do të ketë, sepse të gjitha biçikletat janë të pajisura me gps dhe e dimë në kohë reale se ku është ajo biçikletë. Qytetarët e Prishtinës dinë ta çmojnë lartë vlerën e aseteve publike dhe nuk ka ndonjë vandalizëm të paarsyeshëm”, pohon ai.
Gjithashtu, Havolli tregon se procesi për të marrë një biçikletë është i thjeshtë dhe i shpejtë.
“Është proces mjaftë i thjeshtë, pika e parë është shkarkimi i aplikacionit të Next Bike në telefon të mençur pas shkarkimit vendosen të dhënat personale të shfrytëzuesit si dhe përmes kartelës bankare bëhet mbushja prej 5 euro e llogarisë digjitale të Next Bike dhe përmes asaj llogarie bëhet skanimi i QR code që gjendet në pjesën e pasme të biçikletës dhe në atë moment biçikleta hapet për ngasje”, përfundon ai.
Ky projekti me një kosto prej 250 mijë eurove synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet dhe të inkurajojë përdorimin e biçikletave, duke kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të qetë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...