Në asnjë komunë me shumicë shqiptare deri më tani nuk ka pjesëmarrje mbi 10 përqind, derisa në ato me shumicë serbe në disa prej tyre ka arritur pjesëmarrja mbi 20 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më së shumti qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në Shtëprcë, Leposaviq e Zubin Potok, me rreth 20 për qind, shkruan arbresh.info.
Në Shtërpcë sipas të dhënave të deritanishme kanë votuar 2 mijë e 686 votues nga 13 mijë e 902 persona me të drejtë vote, apo rreth 20 për qind e tyre.
Në Zubin Potok, nga 8 mijë e 362 persona me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 1 mijë e 519 qytetarë, apo mbi 20 për qind e tyre.
Komuna tjetër me më së shumti votues deri më tani është ajo e Ranillugut. Nga 5 mijë e 689 persona me të drejtë vote deri më tani kanë votuar 894, apo 15 për qind e tyre.
Komunat tjera me mbi 10 për qind të votuesve që tashmë kanë votuar janë edhe Parteshi, Kllokoti, Graqanica, Zveçani, Novobërda dhe Leposaviqi./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?