Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:42 | 10 Korrik 2022
A Z

Për më shumë së dy vjet Kosova përballet me pandeminë e COVID-19, e cila deri tash ka marrë jetën e shumë njerëzve, shkruan Express.

Pas disa muajsh ‘qetësi’, koronavirusi filloi prapë të përhapet në qytetet e Kosovës, duke shënuar një rritje të madhe të rasteve të reja, derisa dje pati edhe të vdekur.

Dje, në raportin 24 -orësh, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 397 raste pozitive dhe 3 vdekje.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja, është rritur edhe numri i rasteve aktive. Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 87 raste aktive, derisa mbi 1.8 milion qytetarë janë vaksinuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme