Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 2 mijë e 88 shkurorëzime.
Sipas statistikave të ASK-së, numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste) ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt me 9,1% e të shkurorëzuarve.
Megjithatë, ASK njofton se shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa, sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.
“Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për kurorëzime, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për shkurorëzime SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit