Vendosja e një tabele ku tregon zonën kufitare nga ana e KFOR-it të premten në fshatin Karaqevë të Komunës së Kamenicës, ka nxitur reagim nga banoret e këtij fshati.
Në shenjë revolte ata sot kanë protestuar duke kërkuar që tabela e kufirit të jetë aty ku ka qenë më herët.
Selver Lenjani kryetar i Fshatit Karaqevë ka thënë për arbresh.info, se kufiri nuk është këtu por disa metra më lartë, raporton arbresh.info.
“Kufiri ka qenë te Xhamia e Breznicës dhe jo këtu. Vendosja e kësaj tabele këtu ka lënë jashtë territorit të Kosovës pronat e më shumë se 170 familjeve dhe ne po kalojmë këndej ilegalisht. Kërkojmë nga institucionet që të ndërmarrin diçka”, është shprehur Lenjani.
Për të parë gjendjen e banorëve në atë pjesë ka dalë edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Banorët kanë treguar se një tabelë e tillë ishte vendosur në vitin 2010 por që e njëjta ishte larguar nga banorët për tu kthyer sërish pas 8 vitesh nga KFOR-i i cili edhe e monitoron këtë pjesë.
Ndërsa kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati tha se në takim me KFOR-in, ai u informua se këto tabela janë vendosur vetëm për arsye administrative se deri ku kanë të drejt të hynë trupat e KFOR-it.
“KFOR-i na informoi se këto tabela janë vendosur vetëm për t’i informuar se deri ku kanë të drejtë të kalojnë trupat e KFOR-it, ndërsa nuk ka të bëjë më shënim të kufirit. Ata shprehen keqardhje që nuk i kanë informuar qytetaret më kohë se këto tabela nuk kanë të bëjnë më shënim të kufirit”, deklaroi Kastrati./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...