Gjatë vitit të kaluar nëpër gjykatat e Kosovës u dënuan 17.859 persona.
Sipas publikimit, vitin e kaluar u dënuan nga gjykatat themelore dhe degët e tyre gati 18 mijë persona, ndërsa mbi 27 mijë ishin të akuzuar.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 27 631 persona, prej tyre me aktgjykim dënues janë dënuar 17 859 persona”, thuhet në publikim.
ASK-ja tregoi se vitin që shkoi “nga numri i përgjithshëm i të dënuarve 848 janë femra”.
Agjencia e Statistikave publikoi edhe të dhënat e dënimeve për kundërvajtje, shumica e të cilave janë për shkelje të rregullave të komunikacionit.
“Ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje janë gjithsej 193,085 persona të dënuar në vitin 2016, prej tyre 188,229 janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion”, konstaton publikimi i ASK-së.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme