Mbi 15 orë pritje në kufirin Serbi-Kroaci, lirohen kosovarët e ndaluar nga policia serbe

15:41 | 17 Prill 2024
K.B

Qytetarët të cilët ishin ndaluar në kufirin Serbi – Kroaci dhe Kroaci Serbi kanë filluar të qarkullojnë.

12 autobusët e ndaluar u nisën për Kosovë dhe ndalimi i tyre u bë në shenje proteste ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Në mesin e të ndaluarve kishte fëmijë e pleq të cilët së fundi kishin mbetur edhe pa ushqime.

LEXO EDHE:

Një udhëtari nga Kosova i keqësohet gjendja në kufirin Kroaci – Serbi, niset për në spitalin e Beogradit

MPJD njofton QUINT-in dhe BE-në lidhur me bllokimin e udhëtarëve kosovarë në pikën kufitare Serbi-Kroaci,

Të ngjashme