Vite më parë ishte mulliri i gjashtë i lagjes në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ndërtimi i tij daton që në vitin 1918, kur në këtë fshat çdo shtëpi që ishte buzë lumit kishte edhe mulli.
Nga 12 sa ishin gjithsej, tani ky ka mbetur mulliri i vetëm i këtij fshati, raporton Arbresh.info.
Bëhet fjalë për mullirin me ujë i familjes Basholli, burim i cili rrjedh nga Shala e Bajgorës.
Punës së pa ndalur të këtij mulliri, i takon gjenerata e katërt e familjes Basholli.
Pronari aktual i mullirit, Selim Basholli, për Arbresh.info tregon rreth historisë dhe punës së mullirit, si një mulli i cili funksionon me ujë dhe dy gurë.
“Ndërtimi i mullirit ka filluar në vitin 1918, është funksional me dy gurë, në lagjen tonë më herët kanë qenë 12 mullinj, tash ka mbetur vetëm ky në komunën e Vushtrrisë, thuajse në të gjithë Kosovën, i kemi bo disa renovime, kryesisht ky bluan miell të misrit, i bluan dhe drithërat tjerë, kemi rezerva të mira, prej prodhuesve vendor ky është misër vendor, kemi myshteri të kënaqshme, besoj që tash e tutje do të fillojmë dhe paketimet e vogla se banorët janë të interesuar me marrë paketime më të vogla, se kanë nevojë shpesh e kapak me e përdorë këta miell”, tregon ai.
Basholli ishte kthyer nga perëndimi që të punojë dhe kontribuojë në vendlindje, e puna në mulli, ishte gjithçka e rastësishme për të.
“Fillimisht kanë qenë 12 mullinj, Çdo lagje ka pasur një mulli, por nuk kanë qenë të interesum me e mbajt, unë erdha në luftë këtu edhe e pashë që ka nevojë me u renovu edhe fillova me të, e pashë që është interesimi i madh, e renovova dy herë, e bëjmë dhe miellin e thekrës dhe të elbit, dhe miellin e grurit e bëjmë, mirëpo për miellin e misrit ka kërkesa shumë të mëdha” , shprehet Basholli.
Përveç interesimit të njerëzve nga qytetet e ndryshme të Kosovës, interesim të madh për këtë mulli ka dhe nga diaspora.
“Interesimi është shumë i madh, e bëjmë përhapjen e miellit në Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Malishevë, Podujevë dhe Fushë Kosovë, të Vushtrrisë janë të kënaqur, e sidomos disa banorë që e kanë misrin e vetë, e bluajnë këtu, prej viseve shumë të largëta, këtu nuk ka mulli tjetër që ka mbet përveç këtij, i cili është i renovuar dy herë apo tre herë, edhe nga diaspora kemi shumë interesim sidomos verës dhe dimrit vijnë dhe na vizitojnë këtu, marrin miell, unë ua sigurojë sipas kërkesës, që 20 vite janë shumë të rregullt”, pohon ai.
Basholli tregon fillimet e tij të punës në mulli, ku gjithçka sipas tij, ka qenë e rastësishme.
“Rastësisht erdha prej perëndimit, nuk kisha çka me bo, dhe ja fillova, dhe e pashë që ka leverdi, dhe ja kam pa hajrin, i kam shkollu fëmijët me të, tash jam i njohur prej prodhuesve, dhe prej atyre që marrin prej furrave, marketeve, shitoreve, prej atyre qe i furnizojmë rregullit, besoj që janë të kënaqur dhe unë jam i kënaqur shumë”, u shpreh ai.
Ndër të tjerat, ai flet rreth sfidave që ka hasur përgjatë viteve.
“Është punë e rëndë, ka sfida të llojllojshme herë të mira, herë të këqija, jemi adaptu me këto sfida, dhe besoj që do të ja dalim, më herët kemi pas vështirësi më të mëdha, kurse tash këto vështirësi i kemi zvogëlua dhe ja kemi anën dhe vullnetin me i mbajt, kështu që e kom dhe ndihmën e djalit dhe të shoqes pak a shumë, dhe ja dalim si të gjithë”, tha ai.
Duke treguar rreth rutinës brenda mullirit, ai na tregon për ndikimin që kishte pasur pandemia në punën e tij.
“Çdo ditë të mëngjesit duhet me u çu herët, me i mbush koshet, me heq miellin, me blu, me sit, ndonjëherë kemi porosi më shumë, ndonjëherë më pak, zakonisht bluajmë gjithë dhe e bëjmë sitin gjithë që me pas rezerva. Brenda ditës e kam pasur një kërkesë të madhe, kur ka qenë pandemia kemi pasur kërkesa shumë të mëdha, sa që nuk kemi mund me i arrit prodhimin, aq kërkesa të mëdha që ka pas, atëherë kemi pasur një krizë te drithërat, nisi me u harxhua, por kohë pas kohe e gjeta një sasi të madhe. E ndjen njeriu një përgjegjësi, me ardh me të kërku, e mos me pas”, thotë pronari i këtij mulliri shekullor.
Ai tregon orarin e punës së mullirit, duke mos përjashtuar dhe punën gjatë natës, nëse ka kërkesa.
“Mulliri luan gjithë ditën, nga ora shtatë deri në ora dhjetë apo njëmbëdhjetë të natës, me pas ndonjë kërkesë të madhe, e bëjmë dhe natën me qenë nevoja, mirëpo nuk po ka nevojë, se po bluajmë gati Çdo ditë, mirë po ja dalim për momentin”, thekson Basholli.
Megjithatë, sfidë për të është mungesa e punëtoreve.
“Më herët kanë pas interesim për punëtorë, mirëpo tash janë shumë pak të interesum me punu se po mendojnë me dal jashtë shumica, po mendojnë që ka punë, mirëpo tash e kam dhe ndihmën e djalit, dhe një punëtor e kam për momentin, një e kemi pas më herët, mirëpo e ka lënë se mendojke me shku jashtë në perëndim”, tregon ai.
Varësisht nga stinët, punës së mullirit i ndikon dhe ndryshimi i motit.
“Koha e keqe ndikon, në pranverë, prej kohës së dimrit kur të shkrihet bora, ato momente i kemi ma problematike, rritet uji shumë, ka vërshime të mëdha për shembull, në ato momente nuk ka mundësi guri me blu se rritet uji i madh, verës ndikojnë nganjëherë se ka ujë më pak, atëherë dimrit është rreziku më i madh, është rekë shumë e lartë dhe rritet uji” tha ai.
Basholli ka një mesazh për të rinjtë.
“Ju kisha thënë që duhet me ju kap punës, se pa punë nuk ka, ju e patë mullirin më herët qysh ka qenë ai i vjetri, ky mulli që u bo tash u bo me punë, pa punë nuk bohet kurrgjë, le të shkojnë edhe atje, unë jam kon edhe pak jashtë edhe e kom pa që pa punë nuk ka kurrgjë, jo mardh këtu dhe ju kom kthy punës, jam nda i kënaqur, me punë bohet çdo ndryshim”, përfundoi ai.
Ndërmjet punës së pa ndalur të familjes Basholli, mulliri i Samadrexhës është njëri ndër mullinjtë më të njohur në Kosovë. Ky mulli ka plotë 110 vjet, e pavarësisht kalimit të viteve, funksioni i tij është ende i njëjtë.
Për më shumë se një shekull që ai funksion, përkundrejt vjetërsisë që ka, mulliri ka arritur të ruajë pamjen e tij të bukur panoramike./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...