Mbi 100 te burgosur kanë fituar nga e drejta për lirim me kusht gjatë vitit 2016.
Nga 427 kërkesa sa ishin dorëzuar totalisht në këtë komision, 138 prej tyre kanë plotësuar kushtet për të fituar lirimin me kusht.
Koordinator i Panelit për Lirim me Kusht Bedri Duraku, i ka thënë “Arbresh.info” se nga gjithsej 427 të burgosur që kanë bërë kërkesa për lirim, 250 prej tyre janë kthyer negative.
Sipas tij, refuzimi i kërkesave për lirim me kusht nuk është përfundimtar, ngase në secilin rast Paneli ka caktuar afatin kohor për rishqyrtim.
“Gjatë vitit 2016 kanë aplikuar për lirim me kusht gjithsejte 427 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë, prej tyre Paneli ka marrë aktvendim për lirimin me kusht për 138 persona të dënuar të cilët janë nën masën e mbikëqyrjes, ndërsa janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht për 250 persona të dënuar, është shprehur Duraku.
Ai, thotë se janë pushuar procedurat për lirim me kusht për 26 raste, ndërsa janë hedhur poshtë si të papranueshme dy raste dhe janë pezulluar procedurat e trajtimit për tetë çështje.
“Sipas të dhënave rezulton se për vitin 2016 janë liruar me kusht 35.6 %, ndërsa janë refuzuar 64.4%. Sa i përket gjinisë, 15 femra kanë aplikuar për lirim me kusht, 2 prej tyre janë liruar, 3 çështje janë pezulluar për arsyet e përmendura në aktvendime, ndërsa janë refuzuar 10 kërkesa me mundësi të ri-aplikimit”, ka thënë Duraku për “Arbresh.Info”.
Nëse merret një krahasim me shtetet e Rajonit dhe të Evropës, Duraku thotë se implementimi i lirimit me kusht në Kosovë qëndron mjaftë mirë, sidomos në vitin e fundit, si për nga respektimi i afateve ligjore të shqyrtimit por edhe për nga të dhënat statistikore.
Sipas tij muajin e kaluar Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 05/L -129 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku janë paraparë disa ndryshime rreth përbërjes se Panelit për lirim me kusht dhe mënyrës së funksionimit, ligj ky i cili do të nis zbatimin nga data 27 Maj 2017.
Ndryshe siç ka qenë deri tash ku në këtë Panel kanë qenë të deleguar anëtarë nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, Duraku tregon se me hyrjen në fuçi të ligjit të ri do të ketë vetëm anëtarë të deleguar nga Gjyqësori.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të themeloj Panelin për lirim me kusht në pajtim me ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe ky Panel do të jetë funksional nga data 1 qershor 2017”, sqaron ai.
Ndryshe, kushtet ligjore për aplikim për lirim me kusht janë të përcaktuara në Kodin e ri penal (Kodi 04/L-052), i cili ka hyrë në fuqi nga viti 2013, ku ndër të tjerash është paraparë edhe kohëzgjatja e mbajtjes së dënimit për të dënuarit si parakusht për të aplikuar për lirimin me kusht si dhe është vendosur një kategori e re.
Kjo kategori përfshin personat e të dënuarve për vepra penale që është paraparë dënim me së paku 5 vite burgim, e që mund të aplikojnë për lirim me kusht, pasi që t’i kenë mbajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar, ndërsa për të gjitha veprat tjera penale personi i dënuar duhet të mbajë së paku gjysmën e dënimit të shqiptuar./Arbresh.info/Gita Lushi
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...