Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se për një vit në Kosovë janë iniciuar më shumë se 100 raste të konfliktit të interesit nëpër institucionet publike në vend.
Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së se agjencia që ai drejton, sa i përket nepotizmit dhe punësimeve familjare, merret me aspektin e konfliktit të interesit.
“AKK në këtë rast, merret me aspektin e konfliktit të interesit. Në këto situata janë kryer dhe nuk mund t’i parandalojmë. Kemi të bëjmë më shumë me ushtrim të ndikimit nga politika, por në aspektin e parandalimit dhe konfliktit të interesit ne kemi trajtuar dhe jemi duke trajtuar një numër të madh të rasteve nëpër institucione publike dhe kemi njoftuar rregullisht”, ka thënë ai kur është pyetur lidhur me raportimet e fundit për nepotizëm në disa institucione publike.
Sa i përket statistikave ai ka thënë se AKK ka iniciuar shumë raste për një vit.
“Kemi një numër të madh të rasteve që i kemi parandaluar në fushën e konfliktit të interesit. Për një vit agjencia ka iniciuar mbi 100 raste. S’po i them të sakta sepse do të dalim me raport përfundimtar. Mbi 100 raste kryesisht me konflikte interesi. 31 raste i kemi detyruar të shmangin, 19 kanë përfunduar pa konflikt, 56 raste u kemi ofruar këshilla, opinione. Gjatë vitit që shkoi dhe gjatë këtij viti kemi numër të madh të inicimeve të rastit të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë”, ka shtuar ai.
Duke folur për opinionin që kishte dhënë AKK për rastin e rritjes së pagave nga qeveria Haradinaj, Havolli ka thënë se tash rasti ka shkuar në Prokurori dhe AKK nuk mund ta trajtojë më shumë këtë temë.
“Ka pas shkelje me rastin e rritjes së pagave. E gjithë dosja ka kaluar në prokurori bashkë me opinionin tonë. Ata po merren me rastin dhe nëse duhen opinione ne mund të ofrojmë. Ata kanë dorëzuar kallëzim penal, është hap rasti dhe ne nuk kemi të drejtë të trajtojmë më shumë këtë. Prokuroria ka iniciuar kallëzimin penal ndërsa komplet dosjen që është kërkuar ua kemi ofruar. Me siguri do të kërkohen informata shtesë dhe ne jemi të gatshëm për t’u ofruar ato që kërkohen”, ka thënë më tej Havolli.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...