Për të parën herë që nga shpërthimi i pandemisë, Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja infektimesh nga koronavirusi brenda një dite, një rekord ky për vendin.
Numri i pacientëve të shtruar në spital për shkak të koronavirusit është dyfishuar gjatë muajit të fundit me përhapjen e vrullshme të Omicronit, që ka shtrënguar autoritetet franceze të ashpërsojnë masat kundër përhapjes së pandemisë, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Më shumë se 1 person në çdo 100 vetë në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar. Shumica e infektimeve lidhen pikërisht Omicron, që pritet të kthehet shumë shpejt në variantin dominues në Francë.
Në këtë vend, më shumë se 1 mijë persona humbën jetën për shkak të virusit brenda një jave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000. Qeveria e Francës mban një mbledhje të hënën për të diskutuar rreth hapave të reja që duhen marrë në mesin e thirrjeve që edhe hapja e shkollave, të shtyhet për disa kohë.
Shpresa e ekzekutivit janë që procesi më i shpejtë i vaksinimit të mjaftojë për të shmangur një izolim të ri kombëtar. /arbresh.info/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...