Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.
Janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces.
“Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”.
Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.
“Pra janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.
“Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”, ka thënë Elezi për Klan Kosovën.
Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.
Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.
Për ankesat e shumta që erdhën nga mërgimtarët se iu mohua e drejta e votës për shkak se KQZ nuk i thirri në telefon për t’i verifikuar, Elezi ka thënë se të gjithë ata që s’janë përgjigjur në telefon apo që nuk kanë arritur t’i telefonojnë janë regjistruar me qëllimin që të mos u mohohet e drejta për të votuar.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...