Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave, në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve. Mbi 100 ish-drejtues dhe ushtarë të UÇK-së dhe 850 persona civil janë intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Kjo zyrë është pyetur nga arbresh.info, se sa persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe sa persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar po zbaton mandatin e saj. Zbatimi i këtij mandati përfshin praninë dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve; mbledhjen dhe shqyrtimin e informacionit dhe të provave si edhe marrjen e vendimeve për fillimin, vazhdimin dhe përfundimin e procedurave penale”, është përgjigja që ka përcjell kjo zyrë.
Po ashtu, arbresh.info, ka kërkuar përgjigje se kjo zyre a do të dorëzojë edhe aktakuzat e para pranë Dhomave të Specializuara, ata nuk kanë dashur të komentojnë as edhe një informacion.
“ZPS-ja nuk komenton hetimin e saj dhe nuk jep informacion në lidhje me hapat e mëtejshëm”, thuhet nga kjo zyre.
Avokati Gashi: Mbi 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, janë intervistuar nga Gjykata Speciale, ndërsa 850 është numri që janë intervistuar dhe qe nuk janë ish-pjesëtarë të UÇK-së.
“Tanimë ka arritur mbi 100 numri i pjesëtareve të UÇK-së, që janë intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë, dhe shumica e tyre janë intervistuar në cilësinë si të dyshuarve, ndërsa numri i përgjithshëm i dëshmitarëve ka kaluar mbi 850 që janë intervistuar dhe që nuk janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, e shumica e dëshmitareve janë jashtë Kosovë dhe atë me së shumti ka dëshmitarë të intervistuar në republikën e Serbisë, por një gjë dihet, aktakuza do të ketë dhe atë shumë shpejtë”, ka thënë avokati Gashi.
Gashi ka shtuar se Zyra e Prokurorit Special në Hagë, e ka në dorë se kur do të bëhen publike akuzat e para.
“Askush, nuk mund ta thotë kohën e saktë se kur do të behën publike akuzat e para kundër pjesëtareve të UÇK-së. Ketë e ka në dorë vetëm Zyra e Prokurorit Special në Hagë, dhe vetëm ajo zyre e din se kur do të behën publike akuzat e para ndaj ish-pjesëtareve te UÇK-së. Kjo është e gjithë e vërteta dhe të gjitha të tjerat janë spekulime të pa nevojshme”, ka shtuar ai.
Në mesin e personave të intervistuar deri më tani nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale, qoftë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarëve janë ish udhëheqës të lartë të UÇK-së, si Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapi, Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi dhe ish-eprorë e ushtarë të tjerë të UÇK-së./arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...