Mbi 100 fëmijë me probleme në zemër do të operohen falas në Indi

16:24 | 1 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

100 fëmijë nga Kosova të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës do të operohen falas në Indi. E gjithë kjo falë organizatës “Rotary”, e cila është e shpërndarë në më shumë se 200 vende të botës.

Kjo u bë e ditur nga presidenti i “Rotary International”, Shekhar Mehta, i cili ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e vizitës së tij që i ka bërë Kosovës.

Ai tha se Rotary këtë diskutim e ka bërë me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Rotary si organizatë shumë e vjetër e shpërndarë më shumë se 200 vende. Programet tjera kanë të bëjmë me shkrim leximin shëndetësinë ambientin dhe zhvillimin ekonomik po ashtu fuqizimin e vajzave. Do të bëjmë operime të zemrës për 100 fëmijë nga Kosova në Indi pa pagesë. Jemi të gatshëm të ndërtojmë spitale për sy, qendra për dializë. Nëse hapësira krijohet nga ana shtetit ne do të montojmë të gjitha pajisjet. Për operime për zemër jemi në gjendje të sjellim mjek nga vende të tjerë të botës e po ashtu mjekët nga këtu mund të shkojnë në vende të tjera për specializim”, tha ai.

Ndërsa për arsim ai tha se do të ofrojmë një përmbajtje digjitale dhe kur fëmijët e cila do të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze.

“Ne di të ofrojmë një përmbajtje e klasit të lartë botërorë në gjuhën angleze dhe shqipe. Të gjitha këto programe janë pranuar nga kryeministri dhe presidentja dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në këto projekte”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai foli edhe për vizitën e tij të parë në Kosovë, teksa tha se ka mbetur i impresionuar.

“Dje kam vizituar Prizrenin një qytet i mrekullueshëm, shumë kulturorë me religjione të ndryshme. Më pëlqyen rrugët. Po ashtu e kam pa edhe kështjellën që është e bukur. Ne kemi të njëjtën kështjellë dhe kështu ma kujtoj vendlindjen time. Kemi një lidhje shumë të fortë dhe një lidhje të mrekullueshme Nënë Terezën. Prej mëngjesit e kam pas mundësinë ta vizitojë Prishtinën. Më ka pëlqyer bora. Dhe unë jam i qytetit ku mbizotëron 32 gradë temperatura dhe është diçka ndryshe”, tha ai në fund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme