Mbi 10 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dy palë zgjedhjet që janë organizuar këtë vit në vend.
Por se a po dëmtohet vendi kur organizimi i tyre ka kosto të lartë, në organizatat që merren me monitorimin e zgjedhjeve thonë se nëse klasa politike e cila zgjidhet nga qytetarët është e përgjegjshme atëherë milionat që ndahen për zgjedhje mund të rikuperohen.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për arbresh.info se zgjedhjet kanë kosto mirëpo sipas tij problemi qëndron te papërgjegjësia e cila qon në organizimin e zgjedhjeve.
“Nëse zgjedhim një klasë politike e cila është më e përgjegjshme dhe mund të na gjeneroj një ekonomi më të mirë ato shpenzime që i kryejmë ne për zgjedhje munden me u rikuperu , mirëpo problemi po është tek papërgjegjësia e cila qon në organizimin e zgjedhjeve shpesh herë ku po bëhen për teke krejt personale për kalkulime momentale të partive politike dhe nuk shihen si një nevojë për të marrë një konfirmim të mbështetjes së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.
Kurse, ArtonDemhasaj nga Organizata “Çohu”, vlerëson se kostoja për zgjedhje mund të shkojë deri nështatë milionë euro por thotë sepër buxhetin dhe shoqërinë e Kosovës kjo e fundit është e lartë.
“Normalisht zgjedhjet janë të kushtueshme po mendoj minimumi që një palëzgjedhje munden me i kushtuKosovës munden me shku edhe deri në shtatë milionë euro dhe kjo është normale dhe është një kosto që për buxhetin tonë dhe shoqërinë tonë të varfër është kosto e lartë por kur janë në pyetje zgjedhjet po mendoj të rregullta normalisht kjo kostoja duhet me u shpenzu, por kur kemi të bëjmë me zgjedhje tëjashtëzakonshme apo të parakohshme që në një farë mënyre atëherë i bie që po rëndohet buxheti për shkak se po ka tendenca qëzgjedhjet me u mbajt më shpesh që janë të parapara prejudikisht me u mbajt edhe një kosto e tillë normalisht që e rëndon buxhetin po themi gjithmonë buxhetin e varfër të këtij vendi”, ka thënëDemhasaj për arbresh.info.
Demhasaj pohon se dy palë zgjedhje gjithmonë e rëndojnë buxhetin e një vendi.
“Normalisht është kostoja e lartë sepse po flasim për disa milionë euro që janë shpenzuar në të dy palëzgjedhjet dhe normalisht që e rëndojnë buxhetin por prapë kur flasim për zgjedhje të rregullta ato duhen me u mbajt dhe janë planifikuar me u mbajt por kur flasim për zgjedhje tëjashtëzakonshmeështë një ngarkesë ekstra që në një farë mënyre nuk ka qenë e parapamë. Por gjithmonë kur kemi dy palë zgjedhje është ngarkesë më e madhe e buxhetit për shkak se po flasim për një shumë mbi 10 milionë euro që mund të shpenzohet në dy proceset zgjedhore”, ka thënë ai.
Derisa shuma e dy palë zgjedhjeve ka kushtuar mbi 10 milionë euro, për organizimin e raundit të dytë, KQZ nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë, pasi në buxhetin e ndarë për zgjedhjet lokale është planifikuar edhe mundësia e balotazhit.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për arbresh.info se për organizimin e zgjedhje lokale janë planifikuar 6.1 milionë euro, ku në kuadër të kësaj shume është planifikuar edhe mundësia që të ketë edhe raund të dytë.
“Në Ligjin për Buxhet për vitin 2017 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në programin për Zgjedhjet Lokale janë planifikuar 6.1 milion euro. Në kuadër të kësaj shume është planifikuar edhe mundësia që të kemi raund të dytë të zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
I pyetur se sa nga shuma e mjeteve janë shpenzuar në zgjedhjet e 22 tetorit duke ditur që do të mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve më 19 nëntor pasi gjysma e komunave kanë shkuar në balotazh,Elezi ka thënë se nuk e dinë ende këtë gjë.
“Nuk e dimë ende. Duhet të presim raportin më vonë”, ka thënë ai.
Kurse Haki Shatri, njohës i ekonomisë thotë se zgjedhjet kanë kosto të lartë por shpenzimet janë të domosdoshme.
“Është e vërtetë që çdo palë zgjedhje kushtojnë rreth 5 apo 6 milionë sipas përvojës që kemi deri tash mirëpo janë shpenzime të domosdoshme sepse ne jemi përcaktuar për shtet ligjor, jemi përcaktuar për pluralizëm politik edhe zgjedhjet janë një variant që e sigurojnë se ky është përcaktim i joni “, ka pohuar Shatri.
Në zgjedhjet e 22 tetorit dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 43.68 për qind, derisa shuma e mjeteve e ndarë për këto zgjedhje është planifikuar të jetë rreth 6.1 milionë euro, përfshirë edhe balotazhin në 19 komuna.
Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 11 qershor buxheti që është ndarë për t’i organizuar zgjedhjet ka qenë rreth 5 milionë euro./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...